Një turist amerikan hodhi në tokë dy vepra antike nga galeria Chiaramonti në Vatikan duke i dëmtuar ato, pas revoltimit që pati sepse kërkonte të takonte Papa Françeskun.

Burri rreth të pesëdhjetave u neutralizua menjëherë, u qetësua dhe u dorëzua në xhandarmëri sipas një procedure shumë të rreptë të Vatikanit. Sipas dinamikës së ri konstruktuar nga drejtuesit e muzeut edhe falë kamerave që ndodhen kudo, episodi përfundoi pa shumë dëmtime.

Burri, një turist amerikan i moshës së mesme me origjinë egjiptiane, donte të shihte Papën dhe kur iu tha se nuk ishte e mundur, ai u hodh mbi bustin e parë dhe e rrëzoi në tokë, ndërsa busti i dytë ra ndërsa ai vraponte.

Turistit më pas iu ndalua përjetësisht të aksesojë muzeun, ndërsa veprat e dëmtuara u dërguan në laborator ku ekspertët po llogarisin dëmet e shkaktuara dhe po tentojnë restaurimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb