Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, bashkë me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku kanë kaluar momente tensioni, si të gjithë shqiptarët në këto kohë të vështira, për shkak të koronavirusit. Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, Dembacaj rrëfeu se së bashku me partnerin e saj, druhen se mund ta kenë kaluar, ose mund të jenë ende me koronavirus, nisur nga fakti që Frroku ka takuar në një ceremoni mortore një nga pacientët zero. Ajo pohoi se Marku i kishte dhënë dorën pacientit zero.

Dembacaj u shpreh se prej 3 ditësh po shfaqin gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që më herët kanë patur temperaturë shumë të lartë, shoqëruar me kollë dhe dhimbje të fuqishme muskulare.

“Marku kishte dhimbje trupi, i shkoi temperatura 40.2, por pas paracetamolit iu ul. Këmbët nuk i ndjeja, më ishin paralizuar. Aty e ndamë mendjen se kishim koronavirus. Ne jemi mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy janë prindërit e tij, 80 e ca dhe 70 e ca vjeç. Të moshuarit dhe fëmijët s’kanë asnjë simptomë. Kishim frikë mos infektonim prindërit e tij, sepse ishim bashkë. Unë gatuaja për të gjithë. Ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo kemi koronavirus”, -u shpreh Dembacaj.
Po ashtu Dembacaj tha se pasi kishte telefonuar në numrin 127 dhe kishte kërkuar që t’i bëhej një analizë, shërbimi iu ishte përgjigjur se kishte tampon dhe se e vetmja gjë që mund të bënte çifti ishte të izoloheshin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: