Zv.kryeministri Erion Braçe ka lënë për pak momente politikën dhe i është kthyer futbollit, i cili edhe pse është pezulluar vijon me spekulimet për merkaton e verës.

Gazeta italiane TuttoSport hapi sot faqen e gazetës me një aludim për një transferim të 2-fishtë Juventus- Barça, më saktë një këmbim Pjaniç- Arthur.

Braçe ndërkohë është çuditur nga ky lajm duke kritikuar Juventusin pasi e konsideron Arthur si një dështim tek Barça dhe që as i afrohet Pjaniçit.

Sipas Braçes nëse Juve transferon Arthurin atëhere mesfusha do i dobësohej. Kujtojmë se Braçe bashkë me Edi Ramën janë tifozë të Juventusit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb