TIRANE- Në tregun e këmbimit valutor, dollari, ka vijuar edhe gjatë së premtes të forcojë pozitat e tij kundrejt lekut duke arritur nivelin më të lartë në këto 11 vjet.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 114.2 lekë, ose 0.46 lekë më shumë në krahasim me një vit më parë dhe një euro këmbehej me 140.22 lekë, ose vetëm 0.03 lekë më pak se një ditë më parë.

Tregu vendas duket se ka reflektuar ndryshimet në bursën ndërkombëtare.
Aktorët e tregut pohojnë se në tregun e brendshëm vazhdon tendenca ku forcimi i dollarit në bursa transmetohet vetëm përmes rritjes së tij në tregun e brendshëm, ndërkohë që euro nuk bie, si rrjedhojë e kërkesës së lartë për monedhën e përbashkët nga tregtarët që bëjnë blerjet për festat e fundvitit.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: