Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në këmbim me euron dhe u zhvlerësua në raport me dollarin.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari u forcua me 0,29 lekë duke u këmbyer me 111.73 lekë dhe monedha e përbashkët europiane u zhvlerësua me 0,09 lekë dhe këmbehet sot me 125.21 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, luhatjet në tregun valutor janë brenda pritshmërive të kursit të këmbimit, i cili paraqitet i qëndrueshëm.

Pritshmëritë sipas BSH-së janë që në vijim të afrimit të sezonit veror me rritjen e fluksit të turistëve dhe emigrantëve leku të forcojë pozitat ndaj valutave kryesore dhe veçanërisht ndaj euros./ATA

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb