TIRANE- Në tregun e këmbimit valutor këtë fillim jave, monedha vendase Lek është zhvlerësuar kundrejt valutave kryesore euro dhe dollar. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, dollari ka vijuar rritjen e tij, duke shënuar në fillim të javës vlerën e 128.87 lekë, ose me 1.09 lekë më shumë se në fund të javës së kaluar. Këtë fillim jave, edhe euro ka shënuar një rritje prej 0.04 lekë, duke u këmbyer me 140.30 lekë.

Ekspertët shprehen se ecuria në tregun vendas reflekton lëvizjet e këmbimit valutor në bursat ndërkombëtare. Ndërsa sipas tyre kërkesë oferta për valutë patjetër që dominon pozitat e euros dhe dollarit kundrejt lekut.

Forcimi i monedhës amerikane është një fenomen që po ndodh edhe në tregjet ndërkombëtare valutore, ku monedha euro vlerësohet se e ka filluar vitin 2015 në pikën e saj më të ulët krahas dollarit amerikan, në dy vitet e fundit. Sipas tyre monedha e cila përdoret nga 19 shtete evropiane, ruan pozita të forta në tregun vendas si pasojë e kërkesë-ofertës, ndonëse në tregjet ndërkombëtare pozitat e saj ndaj dollarit janë dobësuar.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: