Milan vuajti por në fund mori 3 pikë ndaj Udineses, në sfidën e parë të kampionatit. Pas 90 minutëshit, për mediet ka folur trajneri i kuqezinjve, Pioli. Tekniku i kuqezinjve nuk lë pa përmendur edhe elementë të veçantë si Diaz, Rebic apo edhe de Ketelaere.

“Është shumë e rëndësishme të përpiqemi të jemi gati. Ne kemi një mënyrë stërvitore që kërkon intensitet të madh. Gjendja tashmë është e mirë.

Pësuam sërish një gol që në fillimin e ndeshjes, duhet të fillojmë më mirë takimet. Më pas reaguam duke luajtur mirë për 30 minuta, por teknikisht mund të bëhmë shumë më mirë. Është normale që në këtë periudhë të ketë ende gjëra për të përmirësuar.

REBIC- “Është i fortë. Është shumë e rëndësishme për ne që ai të jetë në formë si dy sezone më parë. Ka qasjen dhe dëshirën e duhur, pavarësisht golave, ai ka punuar shumë në lojën pa top.

MBROJTJA- “Kemi pësuar dy gola. Duhet të punojmë shumë edhe përpara në mënyrë që të ndihmojmë mbrojtësit. Sot kemi bërë disa gabime dhe përballë Atalantës duhet të rrisim nivelin tonë.

DE KETELAERE- “Me ka bërë përshtypje për mirë. Lexon mirë situatat edhe pse dukshëm nuk është në formën e tij maksimale. Nevojitet kohë për të përmirësuar lëvizjen me shokët, por nuk kam asnjë dyshim për kualitetin e tij. Le t’i japim kohë.

DIAZ- Brahimit për rolin që ka i kërkojmë që të jetë i pranishëm në zonë dhe të jetë efektiv në asistime. Ne luajtëm lehtë disa topa, për këtë duhet të përmirësohemi” – Tha ai.

U7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: