Skënderbeu-Laçi është ndeshja e parë e vitit në Superligë. Trajneri i ekipit korçar Migen Memelli e vlerëson kundërshtarin, duke e cilësuar atë si një ekipet më të mira të kampionatit shqiptar dhe jo rastësisht është në vendet e para të renditjes. Gjithashtu, numri një i stolit të Skënderbeut u shpreh se merkato nuk është ende e mbyllur.

Afrimet? “Kemi bërë nja dy afrime, të cilat i kemi parë të arsyeshme për të plotësuar vendet vakante edhe pse ngelen edhe 15 ditë nga përfundimi i merkatos. Gjithsesi besoj se do të plotësojmë një repart tjetër në mundësinë që të kemi një grup sa më të fort dhe të kemi alternativa në të gjitha repartet e fushës. Por skuadra është ndërtuar mirë që nga fillimi i sezonit dhe baza e lojtarëve është dhe do të jetë deri në fund të sezonit”.

Pritshmëritë e merkatos? “Edhe pse është një periudhë që nuk sjell shumë cilësi, sepse skuadrat kërkojnë t’i mbajnë lojtarët më të mirë në kontingjentin e tyre. Besoj që pritshmëritë do të jenë. Presim të mbyllim një marrëveshje tjetër në një repart që është më vakant dhe pastaj çdo gjë do të jetë e qartë për ne.

Bashkërisht me klubin do të plotësojmë vendet vakante, të cilat janë të domosdoshme. Janë 2-3 lojtarë me dëmtime dhe besoj se periudha kampionatit që mbetet, do të jetë një luftë e egër dhe mjaft e gjatë”.

Gjendja e skuadrës? “Berisha dhe Vitija do të jenë jashtë, duke parë verdiktin e stafit mjekësor. Të gjithë lojtarët që do të aktivizohen nesër në fushë, kanë besimin tonë. Në këto 12 ditë përgatitje kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Shpresoj të bëjnë një performancë të mirë, si në javët e kaluara, por dhe të marrim rezultat në fund”.

Sfida ndaj Laçit? “Laçi është një skuadër shumë cilësore dhe ndër katër më të mirat në kampionatin tonë”, u shpreh Memelli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb