Këto gra jo vetëm që kanë parë UFO por edhe se kanë bërë seks me alienët dhe kanë sjellë në jetë 13 fëmijë hibridë. Duket e pabesueshme, por të dyja gratë këmbëngulin se është e vërtetë.

Bridget Nielsen dhe Aluna Verse, të dyja nga SHBA-të, janë pjesë e “Komunitetit të foshnjave hibride”- një grup grash që pretendojnë se kanë fëmijë me alienët, të cilët jetojnë me baballarët e tyre në anije kozmike gjigante.

Gratë besojnë se alienët kanë marrë ADN-në e tyre për të krijuar fëmijë me kombinimet më të mira të njeriut dhe të alienëve dhe pretendojnë se konceptimet ndodhin ose përmes farëzimit artificial ose nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

Bridget Nielson ish-ekzektive marketingu dhe Aluna Vargu një projektuese video-lojrash, pohojnë se kanë pasur, njëra 10 fëmijë dhe tjetra 3 me alienët dhe kanë kontakte me ta. “Ishte seksi më i mirë ndonjëherë, shumë gra në gjithë botën e kanë provuar këtë dhe kanë fëmijë me alienët, por ato ende nuk e kan kuptuar atë”, shton ndër të tjera Bridget, 27 vjeçe.

Aluna Verse, 23 vjeç përshkruan se si ishte joshur nga jashtëtokësorët në një klasë. Aluna thotë: “Krejt papritur e gjeta veten ngjitur me një krijesë jeshile dhe menjëherë e ndjeva veten të tërhequr seksualisht nga kjo qenie. Isha shumë e habitur. Ne po bënim dashuri në klasë përpara të gjithëve. Të gjithë e përqendruan vëmendjen tek ne”. Aluna thotë se ishte marrë në bordin e një anije në një “shtet-ëndërr” dhe e përshkruan seksin si një nga kujtimet e saj më të gjalla.

Ajo shton: “Kjo tingëllon çmenduri dhe njerëzit më kanë pyetur nëse i kam pirë ilaçet, por kjo është ajo që ka ndodhur me të vërtetë”.

“Ata nuk janë vetëm duke marrë fëmijët tanë – ata po krijojnë një racë hibride për të përmirësuar njerëzimin”.

Bridget hedh poshtë pretendimet për të gjetur prova në lidhje me këtë fenomen duke thënë se alienët marrin vetëm gra të cilat duan të merren, kjo është edhe arsyeja se pse ka kaq pak dëshmi për këtë fenomen, sipas saj.

Nënat vizatojnë imazhet se si duken fëmijët e tyre hibridë,  ndërsa ata kanë karakteristika njerëzore, por shfaqen me sy të mëdha të zeza.

Megjithatë, ato kurrë nuk i kanë takuar fëmijët e tyre në tokë dhe Bridget thotë: “Është trishtuese sepse ti nuk mund të jesh kurrë me ta”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: