Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, i shprehu hapur mbështetje trajnerit Simone Inzaghi pas fjalëve të ditëve të fundit për një shkarkim: “Ka pasur gjithmonë besim te Inzaghi”.

Zanetti më pas sqaroi: “Ne duhet të jemi një skuadër elastike, e përulur dhe më pas do të varet nga aftësia jonë për të qenë protagonistë. Jam i bindur se ekzistojnë kushtet për ta bërë këtë”.

Paastaj, Zanetti foli më pas edhe për temën e tregut midis së shkuarës dhe së ardhmes: “A më vjen keq që nuk erdhi Dybala? Jo, pati një negociatë. U rikthye Romelu (Lukaku) dhe skuadra ishte plot në repartin sulmues. Do të ishte e vështirë të merrnim dikë aq të kushtueshëm sa Dybala. Në Romë e shoh të lumtur, gjithashtu e njoh mirë Mourinhon që do ta bëjë atë të performojë më së miri”.

Ish-kapiteni zikaltër më pas “blindoi” Lautaron: “E ndoqëm për një kohë të gjatë. Menduam se ishte një profil i mirë për Interin jo menjëherë, por brenda 5 viteve. Ai po shkon mirë, është një pikë referimi për Interin dhe kombëtaren. Lautaro po bën atë që duhet të bëjë një lojtar i madh. Është një trashëgimi e Interit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb