Në vigjilje të supersfidës së nesërme ndaj Vllaznisë, në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:45, e vlefshme për javën e tretë të edicionit të ri të Kategorisë Superiore, në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur trajneri i Partizanit, Ilir Daja i cili ka analizuar këtë takim:

Sfida ndaj Skënderbeut – “Kemi marrë një pikë, por ndeshjes me Skënderbeun nuk i gjej asnjë gabim. Goli nuk është gabim, është faj. Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk kemi qenë në maksimumin tonë. Kemi luajtur në fushën e kundërshtarit. Me Skënderbeun luajtëm mirë.”

Ndeshja ndaj Vllaznisë – “Kemi një ndeshje të vështirë me Vllazninë. Po kalojmë një moment të mirë. Vështirësia rritet për faktin që duhet të fitojmë patjetër. Është koha për të fituar. Jemi të dënuar të riskojmë gjithçka për të marrë tre pikët. Një fitore do i bënte shumë mirë skuadrës në aspektin psikologjik.”

Dëmtimet – “Damçevski mungon për probleme shëndetësore, ka edhe të tjerë për të cilët do vendosë stafi mjekësor.”

Vllaznia – “Vllaznia ka kundërsulm vrastar, kanë tre sulmues të shpejtë. Do jetë një ndeshje e vështirë.”

Goli – “Ne kemi çeduar në finalizim, raste kemi pasur dhe kemi humbur edhe një penallti.”

Sulmi – “Sulmi ka edhe pjesë krijimtarie brenda. Duhet pak më shumë të konsolidohemi në fazën e sulmin.”

Objektivat – “Janë edhe 99 pikë në lojë, është herët për të thënë ku do jemi. Gjithmonë Partizani ka objektiva madhorë. Le të fokusohemi te ndeshja e nesërme, pasi ajo është shumë e rëndësishme dhe ne nuk jemi në maksimumin tonë.”, përfundoi Ilir Daja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb