Për ish-ambasadorin Bashkim Zeneli, Dashnor Dervishi është ndër ambasadorët që i mungojnë Shqipërisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, në promovimin e librit, “50 vjet marrëdhënie me jashtë’ të ish-ambasadorit Dervishi, Zeneli u shpreh me keqardhje kur tha se sot kemi ambasadorë që edhe në Ministri të Jashtme nuk ua dinë emrat, ndërsa e quajti këtë një fatkeqësi të madhe.

“E di  mirë c’përmban ai libër, njof aftësinë e Dashit edhe në biseda ku ne rrimë shpesh janë probleme që rrihen e diskutime edhe për problemet e sotme që kanë marrëdhëniet për fqinjësinë e mirë në rajon. Nuk dua të zgjatem, Dashi është një nga ambasadorët model, është pak ta them model. Dashi është ambasador i dy kohëvve, edhe para edhe pas ‘90. Ambasadori i përket shtetit, jo partive, nuk duhet t’i përkasë atyre lëvizjeve që heq ambasadorë sa herë ndërron qeveria. Kështu nuk bëhet shteti.

Për një ambasador duhet kultura, një lloj heshtje në misionin e tij, jo llustra që atje ku është të vlerësojë me faqe të tëra sa bukur e tha ky e ai. Të mos bëj superlativa të kota, sikur cdo gjë shkëlqen e ecën mirë.

Dua ta mbyll me atë që ambasadorë si Dervishi i mungojnë Shqipërisë. Kur shohim sot, që kemi ambasadorë që edhe në Ministri të Jashtme nuk ua dinë emrat, kjo është një fatkeqësi e madhe. Është përgjegjësi për vendin të jesh ambasador, e te Dashi është mishëruar më së miri. I uroj gjith të mirat, është shumë i ri për të shkruar për të dhënë mendime e leksione, sot ka shumë nevojë nuk është e tepërt të mendohet Të shkruash kujtime është gjëja më e vështirë. Pacim në të ardhmen sa më shumë ambasadorë si Dashnor Dervishi.” u shpreh Zeneli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb