Mbi 158,000 persona janë larguar nga pjesët e Turqisë jugore të shkatërruara nga tërmetet në tetë ditët e fundit.

Sky News raporton se një nga të larguarit ka qenë edhe Riza Atahan, nga provinca e Hatay, i cili futi gruan dhe vajzën e tij në një autobus dhe i largoi nga vendlindja duke i dërguar në një vend të sigurt 186 milje larg.

Më pas ai u rikthye në shtëpinë e tij të dëmtuar për të ruajtur gjërat e tyre që të mos grabiteshin apo dëmtoheshin.

“Unë nuk kam shumë pritshmëri nga kjo jetë, por jeta e fëmijëve tanë është e rëndësishme”, tha ai, ndërsa familja e tij është strehuar në një konvikt studentësh të kthyer nga qeveria në qendër për të prekurit.

Atahan tregon se shpreson që me largimin e familjarëve nga vendlindja, do tu kursejë atyre vështirësitë me të cilat përballet Hatay në muajt e ardhshëm.

Pas ndodhjes së tërmetit mijëra persona u larguan nga zonat ku banonin, duke shkaktuar bllokim të trafikut ndërsa njerëzit kërkonin dëshpërimisht për rrugë të kalueshme.

Ata që largohen tani, mblidhen në një ngastër toke në anë të rrugës kryesore që të çon në Antakia.

Zyrtarët e sigurisë marrin emrat e tyre dhe i pyesin se ku duan të shkojnë, më pas i caktojnë në autobusë që i çojnë në provincat në të gjithë vendit.

Ndërkohë të shumtë janë edhe shtetas sirianë të cilët u larguan nga vendi i tyre dhe kishin emigruar në Turqi. Pas tërmetit ata kanë vendosur të kthehen në Atdhe.

“Shtëpia jonë u shemb plotësisht. Disa nga të afërmit tanë vdiqën, ka ende nën rrënoja.Familja ime ka shkuar në Isparta, po shkoj edhe unë atje, nuk do të kthehemi në Hataj”, tha 22-vjeçari sirian Hamza Bekry.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: