Prindërit e 12 nxënësve në fshatin Çerenec i Sipërm në Bashkinë e Bulqizës janë mbledhur këtë të martë në shenjë proteste për pamundësinë e transportit për në shkollë të fëmijëve të tyre. Fëmijët detyrohen të çohen çdo ditë në orën 5 të mëngjesit, pasi duhet të ecin edhe 30 minuta në këmbë për të shkuar deri tek furgoni që i merr në një lagje tjetër.

Prindërit paralajmërojnë se nuk do të dërgojnë fëmijët në shkollë, nëse nuk zgjidhet problemi i transportit tyre. Ata thonë se fëmijët rrezikohen të sulmohen edhe nga kafshët e egra.

Nga ana tjetër banorët thonë se nëse nuk ka reagim nga institucionet zyrtare, ata do të përshkallëzojnë protestat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb