Gjashtë vende evropiane u zotuan të premten të forcojnë bashkëpunimin e tyre ndërkufitar dhe të punojnë më ngushtë me Amerikën Latine në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht baronëve të drogës që luftojnë për kontrollin e tregut fitimprurës të kokainës.

Holanda, Belgjika, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja morën angazhimin në një takim të ministrave dhe zyrtarëve në Amsterdam, një qytet i prekur nga dhuna e lidhur me drogën vitet e fundit.

Ministri belg i Drejtësisë, Vincent Van Quickenborne, u vu nën mbrojtje muajin e kaluar pasi katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në një komplot nga kriminelët e dyshuar të drogës, tentuan ta rrëmbenin në Holandë.

“Unë mendoj se ne kemi hyrë në një fazë të re, një fazë të re të quajtur narko-terrorizëm, një fazë ku narko-terroristët përpiqen të destabilizojnë shoqërinë dhe të marrin kontrollin e tyre mbi shoqërinë”, tha Van Quickenborne për Associated Press.

“Dhe Sigurisht, ne kurrë nuk do të lejojmë që vendet tona të bëhen narko-shtete siç i shihni ndonjëherë në Amerikën Latine”, tha ai.

I pyetur për komplotin e rrëmbimit, ai tha: Kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, veçanërisht për familjen time, gruan dhe fëmijët e mi.

Në një deklaratë përmbyllëse, vendet u zotuan të forcojnë portet dhe sigurinë detare, të shtrëngojnë modelet e biznesit kriminal, të forcojnë përdorimin e tyre të teknologjisë në trajtimin e krimit të organizuar dhe të përmirësojnë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Holanda dhe Belgjika janë shtëpia e porteve kryesore të Roterdamit dhe Antëerp, dy nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për kokainën.

Më shumë se 214 tonë drogë u kapën në Evropë në vitin 2020, një rritje prej 6% nga viti i kaluar dhe ekspertët e Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat besojnë se sasia mund të arrijë në 300 tonë këtë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb