Zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka treguar sukseset e muajit të fundit sa i përket deklarimit të pagave nga punëmarrësit. Ajo tha gjatë konferencës për media, pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri Rama se janë konstatuar se 51 % e bizneseve të kontrolluara nuk japin shtesat e pagave për orët shtesë.

Ajo tha po ashtu se në fushën e ndërtimit, ka ende persona që nuk u deklarohet paga dhe punojnë të pa siguruar. Sipas Vjeros, 52% e pozicioneve të punës me pagë minimale janë ulur dhe tashmë, në muajin që lamë pas ka pasur një rritje të pagës minimale në thuajse të gjitha bizneset ku ata kanë kontrolluar. Ajo paralajmëroi se bizneset që kryejnë shkelje të këtyre llojeve do të ndëshkohen me masa administrative.

“Kemi konstatuar se ka një mangësi në elementët e kontratave të punës, ku mungojnë specifikimet. Janë 51% të punonjësve të kontrolluar që kanë problematika. Kemi problematika për mosdhënien e shtesave në pagë, ku janë 42% e punëmarrësve që janë të punësuar në subjektet e kontrolluara. Apo mosdhënie të pagës shtesë në punën me turne. Kemi gjetur në shumë raste fenomenin e dhënies së pagave jashtë sistemit bankar. Janë edhe rastet e punonjësve të pa deklaruar. Ka shumë raste, sidomos në fushën e ndërtimit. Kemi ushtruar kontrolle në disa sektorë të rëndësishëm. Kemi vënë re shumë devijime. Në sektorin e sigurimeve një devijim për pagën. Janë evidentuar 150 punëmarrës, që përfitojnë nga bonuse të caktuara nga kompania. Kemi të bëjmë me pagesa që jepen për të kompensuar pagën e deklaruar. Në këtë sektor ka shumë për të korrektuar. Është fenomen i shtrirë. Kontrollet tona janë përqendruar edhe në kontrollin e individëve.

Nga intervistimet e para që kemi bërë me individët vërejnë, se këta individë pagën jashtë sistemit bankar. Paga e tyre është tejet e ulët, për të justifikuar në shumë raste stilin e jetesës së individëve. 52% e pozicioneve të punës me pagë minimale janë ulur. Ndërkohë që jemi të kënaqur që pjesa tjetër e tatim paguesve që janë informuar në mënyrë intensive, është ulur me 60 mijë numri i pozicioneve me pagë minimale. Paga mesatare e muajit mars ka pësuar rritje. Ndërkohë kemi rritje të mirë dhe kontributeve për sigurimet shoqërore. Të gjithë kanë reaguar pozitivisht. Është rritur numri i tatim paguesve qe deklarojnë rritje të pagës. Për të gjithë numrin e tatim paguesve kemi rritje pozitive.

Është arritur një reduktim i punonjësve me pagë minimale. Imagjino sa e madhe është mundësia për tatim paguesit për t’u korrektuar. Janë vendosur shumë masa administrative. Janë bërë shumë vlerësime”, tha Vjero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb