Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtohet shqiptarëve me një mesazh.

“Shqipëria mund të ndryshojë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ne do ta sjellim ndryshimin!”, shkruan Basha.

Ndërkohë, në mesazhin në video, kryedemokrati ironizon sërish qeverinë për pagën minimale në vendin tonë, teksa thotë se kemi pagën më të ulët në rajon. Sipas kreut të PD, në tetë vite qeverisje kryeministri Edi Rama nuk bëri asgjë.

Teksti i videos:
Kemi lajme të shumë të mira për… boshnjakët! Paga e tyre mesatare është 780 Euro! Në Shqipëri paga mesatare është 424 Euro. Paga më e ulët në rajon! Për 8 vjet Rama nuk bëri asgjë. Asgjë, përveçse dështoi në çdo drejtim. Është koha për punë. Është koha të ndryshojmë. Koha për paga më të mira. Për qeverisje më të mirë. Koha për Partinë Demokratike. Koha që Shqipëria të fitojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb