Gjermania shpëtoi për pak, por përballë “furive të kuqe” ekipi i Hansi Flic tregoi karakter e zemër duke dalë me një pikë që mban të gjallë aventurën e tyre në Botëror:

“Skuadra luftoi pa hequr kurrë dorë, por kemi bërë vetëm një hap përpara. Jemi një skuadër e bukur dhe kemi një raport shumë të mirë, edhe pse jo gjithnjë del në pah. Ajo që skuadra realizoi sot ishte shumë e rëndësishme, unë jam shumë krenar.

27 Germany Spain Blog 207 1 Ac68 Threebytwomediumat2x
27 Germany Spain Blog 207 1 Ac68 Threebytwomediumat2x

Kemi luftëtarë në fushë që luajnë me zemër. Nëse vijojmë me ketë qasje dhe nëse kemi më shumë besim, atëherë gjithçka është e mundur”, u shpreh Flick pas ndeshjes.

317361807 6671516752864115 6667783106620400488 N (1)
317361807 6671516752864115 6667783106620400488 N (1)

Niclas Fullkrug ishte njeri i ndeshjes për “pancerat”, goli i tij i mban në lojë këtë Botëror: “E kërkonim me të vërtetë të barazonim këtë sfidë. Ishte shumë e rëndësishme të merrnim një pikë. Tani kemi më shumë besim dhe siguri për të kaluar turin. Mund ta luajmë ndeshjen e fundit me ndjesi pozitive, të vetëdijshëm se mund të bëjmë mirë”, u shpreh sulmuesi i Verder Bremen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: