Ukraina është bërë një anëtare ‘de facto’ e aleancës së NATO-s, ka deklaruar ministri ukrainas i mbrojtjes, pasi vendet perëndimore, dikur të shqetësuara se ndihma ushtarake mund të shihet si një përshkallëzim nga Rusia, kanë ndryshuar “qasjen e tyre të të menduarit” sipas tij.

Në një intervistë me BBC, Oleksii Reznikov tha se ishte i sigurt se Ukraina do të merrte armë të kërkuara prej kohësh, duke përfshirë tanke dhe avionë luftarakë, pasi Ukraina dhe Rusia dukej se po përgatiteshin për ofensiva të reja në pranverë.

“Ky shqetësim për nivelin e ardhshëm të përshkallëzimit, për mua, është një lloj protokolli,” tha z. Reznikov.

“Ukraina si një vend, dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë anëtare e NATO-s. De fakto, jo de jure (me ligj). Sepse ne kemi armatim dhe dimë se si t’i përdorim ato.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: