Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit.

Kreu i PS, Edi Rama, u shpreh se mazhoranca në pushtet ka marrë tashmë ka marrë zyrtarisht certifikatën që duart i kanë larg drejtësisë, referuar arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Rama: Nuk do të japim pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ndryshe nga deri dje nuk do të heshtim më përballë shkeljeve të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë, sepse vetëm një maskara mund të thotë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë.

Jo ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë. Por nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme e të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb