Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari ka qenë sot në zonën e Fushës së Korçës ku ka komunikuar me banorët për problemet e tyre, kryesisht në bujqësi.

Braimllari tha se rilindja dhe qeveria e oligarkëve nuk i dëgjon hallet e qytetarëve. Banorët ankohen se nuk ka treg për bimët medicinale të cilat po kalben dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Sipas Braimllarit duhet urgjentisht ndërhyrje për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve me subvencione dhe ndihmë, duke e cilësuar qeverinë të papërgjegjshme.

POSTIMI I PLOTË
LSI angazhohet për t’i mbështetur maksimalisht fermerët. Rrisim Subvencionet. Heqim burokracite.
Mbështesim produktin vendas.
“Kemi mbjellë bimë medicinale, qumështore. Treg nuk kemi, subvencione nga shteti nuk kemi dhe na kanë mbetur kështu. Pandemia na ka shkatërruar fare, nga shteti nuk kemi asnjë ndihmë fare. Çfarë të bëjmë? Ku do të hamë?”, thotë një banor.
“E njëjta situatë, jo vetëm nga këtu ku jemi në zonën e Fushës së Korçës, por edhe më tej. Kudo që shkojmë është i njëjti problem për bimët medicinale kryesisht. Mungesa e investimit të shtetit në këtë drejtim është zero. Nuk ka subvencione, kanë bllokuar tregun, pandemia e shkatërroi më tej ekonominë dhe prodhimi mbetet stok. Pra duhet urgjentisht që struktura shtetërore, nëse ka një shtet të përgjegjshëm, se këtu nuk ka, të ndërhyjnë fort për t’i dhënë zgjidhje:
1- Me subvencione
2- Me ndihmë fermerëve për sa i përket periudhës së pandemisë.
Një qeveri e përgjegjshme duhej ta bënte, por kjo qeveri i shkatërroi fermerët dhe është hera e 10 që unë vij në zonën tuaj këtu dhe gjej të njëjtin problem. Jo vetëm për sa i përket qumështorit, por reshjet e tmerrshme të breshrit që kanë rënë, 5 herë ka rënë breshër në zonën tuaj dhe ende nuk janë dhënë dëmshpërblimet e para. Vijnë këtu, mashtrojnë dhe nuk japin. Pra këtu kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme, me një qeveri që nuk investon te fermeri. Ndaj ka ardhur koha të bëhemi të gjithë bashkë për ta larguar njëherë e përgjithmonë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb