Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Shqipëria ka mbyllur fluturimet drejt Britanisë së Madhe.

Tomini thekson se institucionet shëndetësore monitrojnë përditë situatën e Covid-19. Ajo shton se për fat të mirë, ende në Shqipëri nuk ka rast të koronavirusit të ri.

“Mbyllja e fluturimeve drejt Britanisë, është pa afat. ka një rritje të lehtë të incidencës javore. Monitorimi i situatës nga Covid-19 është i përditshëm.  Ne kemi ndaluar fluturimet drejt Britanisë së Madhe, por që kjo nuk e përjashton mundësinë që të kemi ndonjë rast të koronavirusit të ri.

Mirëpo, nuk ka ende rast të koronavirusit të ri në Shqipëri.  Ne shqyrtojmë situatën me një kujdes të jashtëzakonshëm”, tha ndër të tjera Tomini.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb