Teksa po bëhet rreth një vit nga lufta në Ukrainë, ofensiva e Rusisë nuk ka të ndalur.

Nënkryetari i këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev u shpreh se “kundërshtarët” e Moskës që monitorojnë prodhimin e armëve në vend, do të zhgënjeheshin pasi ka “mjaftueshëm nga gjithçka”.

Deklarata e Medvedev ka ardhur gjatë një vizite në fabrikën e kallashnikovit në qytetin e Izhevsk, ku mbajti një takim me fokus në prodhimin e armëve dhe automjeteve ushtarake.

“Ne i kemi parë automjetet dhe sot do të flasim për prodhimin e armëve më thelbësore, me theks te dronët, të cilët janë veçanërisht të kërkuar gjatë operacionit special ushtarak. Natyrisht, ne do të diskutojmë një sërë çështjesh të tjera kyçe, veçanërisht duke pasur parasysh se është e nevojshme që vazhdimisht t’u kthehemi atyre dhe të shikojmë se çfarë prodhohet dhe si” tha Medvedev.

“Dhe kundërshtarët tanë po shikojnë gjithashtu, pasi ata pretendojnë herë pas here se ne nuk na mungojnë ose kjo ose ajo, se kemi vetëm raketa të mjaftueshme për vetëm disa goditje të tjera. Pra, unë do të doja t’i zhgënjeja, pasi ne kemi mjaftueshëm nga gjithçka,” ka shtuar më tej Medvedev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb