Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i kërkon Ramës të publikojë listat e familjeve që deri tani ka ndihmuar me operacionin humanitar.

Vasili i kërkon Ramës të publikojë edhe çfarë ushqimesh dhe ilaçesh i ka çuar familjeve dhe pensionistëve të vetmuar ndryshe çdo gjithçka është propagandë dhe tallje.

Po ashtu ai shprehet se mijëra familje në Shqipëri nuk kanë marrë asgjë teksa Rama sot tha se ka ndihmuar 161 mijë e 811 familje.

 

STATUSI I PETRIT VASILIT

Rama te bej publike listat ndryshe gjithshka eshte tallje,agjitacion dhe propagande!!

Rama te beje publike listat e 163811 familjeve, qe kane marre sipas deklarimeve te tij,ushqime dhe ilace.

Te beje publike cfare ushqimesh u ka cuar.

Te beje publike cfare ilacesh u ka cuar.

Nderkohe qe mijra e mijra nevojtare ane e mbane vendit s’kane marre asgje dhe jane ne varferi dhe hall shume te madh edhe per buken e gojes.

Ne se Edi Rama nuk i ben publike keto, do te thote se gjithshka eshte thjesht nje mashtrim propagandistik i mjere dhe i peshtire.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb