Drejtoresha e ISHP, Eugeni Tomini, e ftuar në “Kjo Javë” në News24 foli për situatën pas Covid-10.

Tomini tha se ISHP ka në fokus shtimin e  kapaciteteve laboratorike, teksa shtoi se sot pacientët e kanë më të lehtë ruajtjen e dokumentacioneve dhe s analizat janë më të detajuara.

“ISHP ka fokus shtimin e kapaciteteve laboratorike. E ndërthurur me operatorin e kujdesit shëndetësor ne ndërhyjmë për të mbajtur ne ekuilibër bashkëpunimin me ta. Nëse para Covidit kishim një raportim në letër, sot kemi raportim në sistemin online. Jep raportime në kohë reale. Nëse më parë kishte vështirësi në ruajtjen e dokumentacionit, sot e kemi më të lehtë. Po ashtu kemi një analizë më të detajuar. Më parë nuk ka qenë një sistem i mirëfilltë elektronik. Është një sanksioni  i veçantë që ndërthuret me pacientin .

Rindërtimi i korpusit të laboratorëve do ë sjellë një teknologji të lartë. Flasim dhe për sëmundjet, modernizim të shtuar të laboratorëve për sëmundjeve infektive. Në 6 rajone janë ngritur dhomat frigoriferike. Për të pasur një rol të ndërmjetëm dhe më pas për tu shpërndarë në qendrat shëndetësore. Me rikonstruksionin e IPSH do të kemi dy kate. Po ashtu flasim dhe për mjetet sekondare si shiringat dhe aget”, tha Tomini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb