Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka njoftuar në Twitter se ka folur sot me Papa Françeskun.

“E informova për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë. Ne i jemi mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën. Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës, të cilët duhet t’i përcjellin botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë”, shkroi ai në Twitter.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb