TIRANË

I pranishëm në mbledhjen e Task Forcës për masat e parandalimit ndaj Koronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit, Eduard Merkaj tha se me urdhër të drejtorit të Policisë, Ardi Veliu, efektivëve në pikat kufitare iu është dhënë edhe pyetësori i posaçëm për personat që hyjnë në Shqipëri.

“Janë caktuar korridore të dedikuara për linjat e pasagjerëve që vijnë nga shtete me risk. Vazhdon trajnimi i përbashkët me të gjithë punonjësit e policisë, nga masat paraprake deri te kontrollet nga ana e specialistëve. Ne kemi përgatitur pyetësorët për të gjithë pasagjerët. Për ata shtetas që vijnë nga vende që është përhapur koronavirusi kemi përgatitur pyetësor përkatës. Këto pyetësor bëhen në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kemi bërë takime edhe me shoqatat e udhëtarëve, të cilët në vënë në dispozicion një ditë më parë listat e pasagjerëve, duke na krijuar mundësinë për të identifikuar vendin e orgjinës së udhëtarëve “ u shpreh Merkaj, ndërsa komentoi edhe mesazhin audio të shpërndarë një ditë më parë përmes telefonit, ku flitej se në Shqipëri kishtë të paktën 12 persona të prekur.

“ Ne jemi vënë në dijeni për disa mesazhe që kanë shqetësuar publikun, duke e vënë përpara një situate kaosi. Unë di që kanë nisur hetimet nga policia për këto mesazhe, dhe besoj se që kur të përfundojnë hetimet dhe ata do kenë diçka për t`i thënë publikut. Kemi nisur hetime për lajmet e rreme. Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri” vijoi më tej Merkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb