TIRANE – Ditën e sotme u zhvilllua aktiviteti për prezantimin e “Strategjisë kombëtare për Energjinë Shqipëria 2030”. Në këtë mbledhje morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Në takim duhet të merrte pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, por ishte përfaqësuejsa e misionit të USAID, Catherine Johnson, në Shqipëri që shpjegoi mospraninë e tij.

“Më vjen keq t’ju them se ambasadori Donald Lu, nuk mund të merrte pjesë këtu sot edhe pse dëshironte të ishte këtu, ne kemi pasur një situatë emergjente në ambasadë që kërkonte vëmendjen e tij, prandaj nuk mundi të ishte këtu sot,” u shpreh ajo.

Gjithashtu Johnson lexoi edhe pjesë nga shënimet që ambasadori Lu kishte përgatitur.

“Tani do të lexoj disa prej atyre shënimeve që ambasadori ka përgatitur, ambasadori shkruan se: Jam i sigurtë që me këtë strategji do të ndodhin gjëra të mira. Shqipëria do të përmirësojë menaxhimin e këtij sistemi, për njerëzit dhe mjedisin. Jam besimplotë që do të ketë energji për shtëpitë dhe bizneset,” tha ajo.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb