TIRANË

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka thotë se vendimi i CDU/CSU dhe SPD të Bundestagut është një ‘Jo’ për Shqipërinë për negociatat. Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka ende një afat që është 18 tetori për të parë nëse do t’i plotësojë kushtet e vendosura nga Gjermania për t’u ulur në tryezë me kryedemokratin Lulzim Basha.

Nga ana tjetër Ndoka ka folur në “Real Story” në News24 edhe për takimin e sotëm mes Bashës dhe aleatëve që konkludoi me pranimin për t’u ulur në tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.

“Sot ka pasur debate konsuktive. Kemi dhënë mendimet tona. Kemi pasur mendime qoftë për tryezën e OSBE. Nuk shquhemi të dy (dhe Duka) që thurim lavde. Se kam bërë me Beishë dhe jo me Bashën. Ai ishte më i ashpër.

Basha është shumë u kujdeshsëm dhe i vëmendshëm me të gjithë ata njerëz në politikë që të marrë ide etj. ndryshe nga Rama që i merr në telefon dhe ushtron presion ose i çon haraçin ka një komunikim institucional shumë pozitiv. Në qoftë se Basha merret akoma me figura të vjetra PD-së gjykoj se bën hapa prapa. Ai duhet të bëjë hapa para duke parë figura të reja”, deklaroi Ndoka.

Kreu i PDK-së tha se edhe tryeza për reformën zgjedhore mund të jetë një nismë e sponsorizuar nga kryeministri. Megjithatë ai tregoi mënyrën se si mund të ulen Rama e Basha në tryezë.

“Ne po shohim me përgjegjësi procesin e integrimit më shumë se Kodin Zgjedhor. E dimë që nuk ka rëndësi të madhe Kodi. Nuk e dimë se cila do të jetë axhenda. Ne nuk marrim datë për hapjen e negociatave, pra është një ‘Jo’, Shqipëria nuk e kalon klasën. Shqipëria kishte 6 pika një vit më parë kur zoti Rama hapi shampanjën, është hera e katërt që e feston. Është pjesa demagogjike. Ne kemi një ‘jo’,  dhe e them me bindje por edhe i shqetësuar. Ky sërish ka një afat, është data 18 tetor. Në takim me Edi Ramën si Kryeministër ne edhe Lulzim Basha nëse merr parasysh 11 pikat dhe angazhohet për t’i zgjidhur ato. Kjo është kauza, fitore e Ramës dhe e Bashës. Rama duhet të ikë jo për presionin tonë por prej përgjegjësisë kombëtare”, deklaroi Ndoka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb