TIRANË

Vaksinimi kundër koronavirusit dhe vaksinat e siguruara në Shqipëri është shoqëruar me debate mes deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehut dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Shehu akuzoi Ministrinë e shëndetësisë për vaksina që ai u quajti elektorale, duke sjellë në Shqipëri doza vaksinash të pacerfitikuara, ndërsa theksoi se gjendja e spitaleve është e rëndë.

“Ju grumbulluat të sëmurët në spitalet e Tiranës. Mbingarkesa e spitaleve sjell vetëm vdekje, nuk janë spitalet magazina patatesh siç i konsideroni juve. Më thoni sa të sëmurë që janë vendosur në respiracion artificial kanë arritur të shpëtojnë. Reanimacionet tona janë jashtë kushteve europiane. Ju i latë në baltë. Në këtë mënyrë arritëm të kishim 16 mijë viktima, rëndojnë mbi ndërgjegjen tuaj. Ju munduat të fshihni numrat, nuk keni certifikuar medikamentet e kushtueshme dhe moderne antivirale, që të mos rimbursohen nga shteti. Vijnë kontrabandë.

Ju nxitët tregun e zi, nuk liberalizuat testet e shpejta që bota i ka në farmaci, që të mbanit në kontroll numrat. Të njëjtën gjë po bëni me vaksinat sot. Shqipëria ka vaksinuar me dy doza 30.5% të popullsisë e keni nga institute britanik. Mesatarja botërore është 40%, mesatarja europiane është 70%. Po sa vaksina janë të pacertifikuara nga EMA. Juve bëtë Shqipërinë një sallat ruse vaksinash, duke krijuar një konfuzion total. Keni sjellë vaksina elektorale, të pacertifikuara. Kush e mban përgjegjësinë?Kryeministri? Ai nuk është as FDA dhe as EMA. Mos u fshihni prapa OBSH-së” – tha Shehu.

Në replikën e saj, Ministrja Manastirliu u shpreh se mohimi dhe akuzat nuk janë fakte.

“Dua të sqaroj disa gjëra dhe të them disa të vërteta. Nihilizmi mohimi dhe akuzat nuk janë faktet dhe nuk janë shifrat. Flisni dhe përdorni shumë për fatalitetet e shtuara. Është hera e fundit që flas për këtë çështje. Ajo çfarë duhet të na bëjë të gjithëve, është se çdo jetë që humb, është nga që nuk bëhet vaksina. Dhe kur dëgjohet nga kjo foltore që thuhet se vaksinat që janë në Shqipëri nuk janë të certifikuara, kjo është turp dhe alarmante. Kjo është të nxisësh qytetarët që të mos vaksinohen dhe të mos shkojnë në spital për t’u kuruar.

Meqënëse thatë për Shqipërinë që mban vendin e parë kampion, tabela e ‘Ekonomistit’ për numrin mesatar të fataliteteve të shtuara përgjatë periudhës për 50 fatalitetet e para. Përsa i përket vaksinimeve dhe dhe përqindjes së tyre, janë disa indikator që i masin, jo disa tabela që ju i merrni nga sitet që mat të dhënat. Ka disa të dhëna OBSH që paracakton se cilat janë indikatorët që masin përqindjet dhe indikacionet që shtetet vlerësojnë vaksinimin. Urdhro, OBSH e ka Shqipërinë në këto nivele, 31% me dozën e parë dhe me 28% me dozën e dytë, në mes të vendeve të tjera. Nuk jemi të parët pasi kemi një opozitë që është kundrapedal dhe i thotë qytetarëve mos u vaksinoni se në Shqipëri nuk ka asgjë” – tha Manastirliu.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb