Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ foli edhe për sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Meta e ka cilësuar si një sulm ndaj pluralizimit për të provokuar përshkallëzim të situatës.

“Vetë ngjarja që ndodhi atë ditë tregon se jetojmë në një shtet mafioz. Nuk u godit zoti Berisha por u dha goditje ndaj pluralizmit politik duke provokuar një rrezik të përshkallëzimit të dhunës që nuk do të ishte e mirë për vendin dhe askënd. Kjo u evitua nga përgjegjshmëria e opozitës. Koha kur Edi Rama bënte agjendën e opozitës ka përfunduar.. Ajo ka agjendën e saj, Ajo përputhet me agjendën e ndërkombëtarëve dhe të socialistëve të ndershëm dhe me integritet që e ndjejnë që kjo nuk është rruga e duhur për vendin tonë. Nuk mendoj se këta po përfitojnë më mënyrë marramendëse si përfiton një pakicë në kupolën e rilindjes”, ka thënë ndër të tjera Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb