Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gratë anëtare të LDGSH, tha se gjithçka duhet të nisë nga figura e gruas. Ai nënvizoi se gruaja është themeli i çdo shoqërie pasi nga ajo nis gjithçka.

Basha nënvizoi se ka një vizion për gratë e këtë do e shpalosë në ditët në vijim, ndërsa shtoi se do e punojë për të ulur moshën e pensioneve dhe asimiluar sekzismin që është kthyer problem për vajzat.

“Unë e di çdo të thotë të kujdesesh për fëmijët, ti çosh në shkollë, të shkosh në punë e të kujdesesh për punën. E kam thënë, nuk ka qenë çështje fushate, shkalla e përparimit dhe mirëqenies tregohet në kujdesin për gruan. Gruaja duke qenë bashkëshorte dhe nënë është treguesi më i mirë i shkallës së emancipimit. Ndaj merren masa proaktive, që ndryshe nga çdo fushë tjetër, këtu shteti ka një rol të madh për të ruajtur. Shteti duhet të ndërhyjë që aty ku nuk është të jetë. Edhe ku është me ligj barazia e pagave nuk zbatohet. Ka ende aspekte të tjera të diskriminimit të gruas.

Ka edhe seksizëm në shoqëri, që është kthyer në një problem për vajzat që duan të mbajnë një vend pune. Të gjitha këto janë probleme të shkaktuara nga mungesa ndaj gratë. Kjo vjen sepse është prishur mekanizmi bazë që është ajo i votës. Problemi i dytë që kemi është vendosja e këtij mekanizmi. Ndaj ne e kemi kërkuar në Parlament përmes reformës zgjedhore. Duhet të mbizotërojë vizioni. Çfarë vizioni ka PS për gratë? Veçse ti përdorë si fasadë. Ai nuk bëhet fjalë për vizion, por për bilanc. Gjithçka ka të bëjë me vendimet e duhura. Nuk jemi në shkretëtirë. Jemi një vend që siç tregon skandali i incineratorëve paskemi miliona euro për t’i dhënë disa personave. Kemi ardhur këtu për shkak të një qeverie që pushtetin e ndan ndaj një grupi njerëzish. Ne do të zbatojmë një program për zonjat, që do e trajtojmë pak sot në disa fusha e më pas në ditët në vijim”, u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb