Ish- ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu në një status në FB ka shkruar se ikja e mjekëve është një emergjencë kombëtare pasi Shqipëria ka numrin më të ulët në Europë për mjekët.

Ai thotë se PD ka plan rimbëkëmbje në bashkëpunim me Konrad Adenauer duke theksuar se në këtë plan përfshihen rritjet e pagave për mjekët në 1200 euro dhe për infermierët 700 euro, anullim i koncesioneve, rritje të financimit për sistemin e shëndetësisë në një nivel me BE.

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Shendetesia jone, nje pacient ne Reanimacion.
PD e Fondacioni Kondrad Adenauer, Sfidat ne Shendetesi ne Ballkanin Perendimor.
– Shqiperia me sistemin shendetesore me te keqpaguar e korruptiv ne Europe
– Shqiperia ka numrin me te ulet ne europe per numer mjekesh per banore 1:1000-1200 ku mesatarja europiane eshte 1:200-1:400 banore
– Centralizim i skajshem i resurseve shendetesore
– Shpopullim i personelit mjeksore nje emergjenc kombetare
– farmaceutika, pa siguri medikamentoze.
plani yne per rimekembje se bashku me KAS gjerman.
– rritje financmimi per sistemin shendetesore ne nivel te pranueshem europian
– anullimi i te ashtuquajtuare koncesione korriptivi
– ri konceptim instutucioneve kujdesi shendetesore me futjen e konceptit spital-ndermarje
– rritje pagash ne nivel 1200 euro per mjeket dhe 700 euro per infermieret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb