Kryeministri Edi Rama ng Rinasi ka theksuar se tashmë Shqipëria ka një pamje të plotë falë Gjeneralit të Libanit për atë çfarë po ndodh me shqiptarët në kampin Al-Hol në Siri.

Rama konfirmon se qeveria prej 1 viti ka punuar ngushtë për operacionin e shpëtimit teksa shton se nuk ka pritur prej mediave e lajmeve që të mësojë lokacionet e shqiptarëve brenda kampit Al-Hol.

Ai thotë se përtej vështirësive diplomatike dhe komplekse që ka operacioni, shton se fëmijët shqiptarë kanë vështirësi për t’u zhvendosur.

”Kemi informacione se ka persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në kamp. Disa prej tyre kanë tentuar të fshihen. Si do të vijohet me zbardhjen e tyre?
Më vjen keq, me gjithë respektin për punën tuaj. Nuk kemi pritur të gjejmë lokacionet nga lajmet. Punojmë ngushtësisht me struktura të spevializuara. S’kemi pasur për asnjë çast gjetjen e lokacioneve. Bëhet fjalë për operacione komplekse që bëhet për futje në territore ku duhen marrë parasysh më shumë se një faktor.
S’kemi asnjë marrëdhënie me regjimin e Damaskut. Duhet dhe leje kalimi i tyre. Po ashtu bëhet fjalë për të parandaluar supriza të momentit, gjë që ka kërkuar një përgatitje të posaçme. Një punë shumë të detajuar drejtpërdrejt. Drejtori i Anti-Terroti ka qenë vetë 4 javë.

Ajo që dua të them është që s’ka dyshim që nxjerrja e këtyre fëmijëve nga një ferr nuk është si nga kopshti apo çerdhja. Janë në mes edhe disa prej prindërve që mbeten në pozicvionet e tyre të radikalizuara. Forca kujdestare të kampit. Nuk janë forca të njëjta me ato që duhet diskutuar pa surpriza dhe gryka zjarresh segmente të caktuara.
është komplekse. Po ju përsëris që puna në kamp ka qenë intensive. Me prezencën e drejtorit tonë të Anti-Terroti, bashkë me shoqëruesit. Siç e kam thënë, e gjithë kjo është mundësuar falë Stukrutrës së drejtuar nga Abass Ibrahim në Liban. Që më ka konfirmuar sot se do vijojë.Kemi diskutuar për të gjitha detajet. Kemi pamje të plotë. Disa fëmijë kanë vështirësi.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb