Gazetari investigativ Sokol Bregu gjatë bisedës për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani thas e kjo çështje është një histori hakmarrjeje personale ndaj Berishës pasi Balla ka qenë i shënjestruar gjatë qeverisjes së tij.

Sipas tij Berisha nuk ka lidhje direkte me këtë çështje por ajo po përdoret për ta rënduar këtë të fundit politikisht dhe për t’i hedhur një shashkë për t’u larguar nga çështja e inceneratorëve.

“Çështja është pak me politike. Balla ka qenë i shënjesturuar kur Berisha drejtonte vendin, ku dhe fëmijët e tij e kanë hedhur 2 herë në gjyq. Kjo është një hakmarrje personale ndaj tij. Shënjestrohet Berisha që nuk ka lidhje direkte me këtë çështje, është një çështje politike për ta rënduar atë dhe për t’i hedhur një shashkë për t’u larguar nga hetimet për inceneratorët. Pjesa tjetër se çfarë del nga kjo, kushdo që ka një akt korruptiv të shkojë para ligjit. Debati lidhet me një moment me ish pronat shtetërore të ushtrisë. Kemi histori me legjenda me Sazanin etj”, tha Bregu.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb