I ftuari i dytë në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte aktori dhe regjisori i njohur Bujar Kapexhiu. Ai sikurse të gjithë të ftuarit e programit rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive dhe bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij.

Regjisori rrëfeu se ka kaluar një fëmijëri të thjeshtë sikurse gjithë fëmijët e asaj kohe, “Kam qenë një fëmijë i kujdesshëm, mësoja shumë në shkollë. Brezi jonë është rritur me shumë mundime, por që kënaqeshim me aq sa prindërit mundeshin”.

Teksa u pyet për gjendjen në të cilën shqiptarët ishin pas Çlirimit të Shqipërisë, ai tha se pavarësisht vështirësive të gjithë ndiheshin të lirë, “Ishim të çliruar, të lumtur, njerëzit kishin shpresë, ishin të gjithë bashkë dhe kjo ishte një kënaqësi e madhe”.

Gjatë bisedës, Bujar Kapexhiu foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që ai ka patur me motrën dhe vëllanë, i cili nuk jeton më. Regjisori tregoi se vëllai dhe motra e tij kanë qenë binjakë dhe kanë patur një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe një dashuri të madhe për njëri-tjetrin. “Ata me njëri-tjetrin edhe grindeshin, ndërsa me mua jo. Kemi qenë vërtet fëmijë të lumtur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: