Kryeministri Edi Rama shprehet optimist në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa thekson se do t’ia dalin në luftën përballë armikut të padukshëm. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë thekson se kësaj sfide nuk do i lënë asgjë mangët, krahasuar me kushtet spitalore dhe kurat, si në spitalet e COVID të Europës.

Duke u ndalur tek demët e shkaktuara nga tërmeti që goditi vitin e kaluar Shqipërinë, ai theksoi se banesat e pallatet, kopshtet e shkollat do të rindërtohen nga e para.

REAGIMI I RAMËS
Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!
Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!
Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!

#KrenarpërPS?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb