Gjonaj përgënjeshtron opozitën: Ja e vërteta lidhur me letërporositë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka qenë e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku është pyetur nga moderatorja Nisida Tufa lidhur me akuzat e opozotës mbi letërporositë.

Gjonaj ka përgënjeshtruar pretendimet se ka një vonesë me letërporositë e dekrimimalizimit të bashkiakëve të denoncuar prej tyre.

“Kjo është absolutisht e pavërtetë. Unë i kam dëgjuar deklaratat e PD për këtë aspekt, por është absolutisht e pavërtetë. Ministria e Drejtësisë ka vepruar në menyrë urgjente dhe duke i dhënë pririoritet subjekteve të cilët janë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme me letërporosi, informacion nga autoritetet e huaja të vendeve të ndryshme. Për të gjithë subjektet e kërkuar nga prokuroria dhe për rastet e fundit te kryetarëve te disa bashkive Ministria e Drejtësisë ka vepruar në një kohë rekord, padyshim duke mbajtur parasysh kohën e përkthimit dhe përgatitjes së materialeve, por nuk ka zgjatur asnjëherë më shumë se 3 ditë. Prandaj këto janë absolutisht akuza të pavërteta dhe të pabazuara dhe më vjen keq që në çdo rast që i jepet mundësia mundet të hedhin baltë kaq lehtë mbi punën e Ministrisë apo Ministrit”, nënvizon Gjonaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb