Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, e ftuar ka qenë ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Ajo ka folur në lidhje turizmin në vendin tonë dhe faktin që nuk mund të pretendohet të kemi një turizëm njëlloj si vendet fqinje, të cilat ministrja tha që kanë dekada që merren me këtë sektor.
Kumbaro ka folur edhe në lidhje me shkollat profesionale në vend dhe punën që ato bëjnë për të përgatitur profesionistë që më tej punojnë në sektorin e turizmit.

“Nuk kemi një traditë 30 apo 40 vjeçare. ne jemi të rrethuar nga vende që kanë më shumë se gjysmë shekulli që bëjnë turizëm. Qoftë Mali i Zi qoftë Greqia qoftë Kroacia.
Ndërkohë që ne e kemi filluar turizmin, sidomos turizmin si sektor ekonomik dhe si profesion vetëm në 10 vitet e fundit. Dhe në pesë vitet e fundit jemi duke folur për shifra të larta. Dhe në katër vitet e fundit jemi duke folur për turizëm që po investohet në hotelet me katër apo pesë yje apo në restorantet e një niveli më të lartë.

Pra nuk mund të pretendojmë që burimet njerëzore të jetë në masën e vendeve që kanë ka dekada që bëhet.

Siç po investohet në shkollat e hotelerisë, jemi në komunikimi me punëdhënësit e tyre.
Dua ti referohem një shprehje të një zonjë që ka një akademi të tillë, shkollë private, që një një bisedë tha që nuk kanë vetëm profesionistët nevojë të shkollohen, por edhe punëdhënësit. vitet e fundit një nga figurat që ka marrë më shumë dinjitet është shefi i kuzhinës. Por ende nuk i kemi dhënë trajtimin e duhur në pagë dhe kushte pune kamerierëve, banakierëve etj.
nëse flasim për Korçën, është qarku ku janë bërë investimet e para dhe mban turizëm gjatë të gjithë vitit. Po ndodh kjo gjë me Gjirokastrën, Vlorën, Durrësit, ku Durrësi dhe Golemi i mbajnë hotelet të hapura gjithë vitit. nuk ka ndodhur ende me bregun dhe kjo sjell edhe rritjen e çmimeve në verë. Besoj që jemi në rrugën e duhur po ende në fillim”, është shprehur ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: