Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar ditën e sotme se vendi i tij ka ndaluar planet e shërbimeve sekrete ruse për të shkatërruar Moldavinë.

Duke folur me krerët e BE-së në Bruksel, ai tha se i kishte thënë presidentes moldave Maia Sandu për planin e rusëve, ndërsa shtoi se dokumentet e zbuluara nga Ukraina tregonin gjithçka se si Rusia synonte të vendoste kontrollin mbi Moldavinë.

Zelenskyy tha se plani ishte shumë i ngjashëm me atë të hartuar nga Rusia për të marrë kontrollin e Ukrainës.

Javën e kaluar Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Perëndimi po konsideron ta kthejë Moldavinë në “një Ukrainë tjetër”.

Në dhjetor, agjencia kombëtare e inteligjencës së Moldavisë tha se Rusia mund të nisë një ofensivë të re këtë vit me qëllim të krijimit të një korridori tokësor përmes Ukrainës jugore në rajonin separatist të Transnistrias të Moldavisë, i mbështetur nga Moska, i cili u shkëput pas një lufte civile të vitit 1992, por nuk njihet nga shumica e vendeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb