TIRANE- Pas akuzave që u bënë publike në një mesazh në faqen e ‘Facebook’-ut të Sali Berishës, ku një qytetar dixhital pohonte se Rama kishte blerë në New York këmisha me vlerë 23 mijë dollarë, vjen reagimi nga kryeministri.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama theksoi se nuk ishte marrë kurrë me këtë ‘qenef digjital’, ndërsa tha se shpifja do të shkojë në gjyq.

Pas shpalosjes së nismës brenda Partisë Socialiste, për krijimin e një Fondi Edukimi, ku për gjyqet e fituara nga ata, dëmshpërblimet do të shkojnë për institucionet shkollore, Rama tha me ironi se këto lekë do bëhen përparëse kopshti.

“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar)çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq.Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë?Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti?”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb