Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zbardhur emrat e personave që do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në KMCAP Epror gjatë muajit tetor për të marrë pensionin. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e plotë me emrat e 289 personave që duhet të kryejnë ekzaminimet brenda muajit pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

Këta individë, në rastin që nuk do t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor, nuk do të mund të marrin apo rimarrin pensionin e invaliditetit nga ISSH. Të gjithë ata persona që bëhen të paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe kanë dëmtime fizike apo gjymtime të forta, duke përfshirë verbimin, iu lind e drejta për pension invaliditeti.

Për të përfituar këtë lloj pensioni të plotë, të reduktuar dhe të pjesshëm, përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në ALSSH të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invaliditetit. Përfituesi për pension invaliditeti ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet që vërtetojnë moshën e identitetin, ato që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës si dhe dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara e gjendjen shëndetësore.

Ky dokumentacion i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentet për pasaktësi. KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentet, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip. Kundër këtij vendimi, i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.

Listën e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: