Edhe Lionel Messi nga bota e futbollit ka dhënë një mesazh ngushëllimi për basketbollistin Kobe Bryant i cili vdiq nga një aksident me helikopter në Kaliforni të SHBA-së bashkë me vajzën e tij 13- vjeçarë.
Messi thotë se ishte kënaqësi ta takonte atë dhe shprehet se një gjeni i vërtetë braktisi botën.
“Nuk kam fjalë… me mendje jam me familjen dhe miqtë e Kobe. Ka qenë kënaqësi ta takoja atë dhe të kalonim kohë të këndshme së bashku. Një gjeni i vërtetë na braktisi”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)