Gjatë fundjavës që lamë pas, ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’, Kendall Jenner është parë në New York me Devin Booker duke mos i lëshuar duart asnjë moment nga njëri-tjetri.

Një burim për ‘People’ ka zbuluar se kjo është ajo që e bën Kendall më të lumtur se asnjëherë dhe se modelja ndihet shumë e dashuruar.

Ajo dhe Devin e nisën njohjen e tyre me hapa ta ngadaltë, duke lënë pas 1 vit lidhje.

Burimi ka shtuar se 25-vjeçarja është shumë private rreth lidhjes së saj, por është e dukshme se kanë dicka shumë të veçantë me njëri-tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb