Ajo është ngjitur në New York Fashion Week, duke treguar që tashmë është kaq e famshme sa mund të bëjë vetëm atë që i pëlqen dhe zgjodhi stilistin Riccardo Tisci në Londër.

Stilisti që është një mik shumë i ngushtë i klanit Kardashian, ka dashur Kendall Jenner në pasarelë, për debutimin e tij si drejtor krijues i Burberry.

Show i parë i designerit italian për markën e famshme ishte më i prituri dhe koleksioni i tij nuk ka zhgënjyer.

Një komplet i veshur nga Kendall Jenner ka arritur t’i shkëpusë buzëqeshjen edhe Anna Wintour, e njohur për tipin e saj të ftohtë.

Nëse drejtuesja e Vogue ka mbetur e impresionuar nga modeli, 95 milion ndjekësit e Kendall Jenner kanë mbetur pa fjalë përpara fotove që top modelja ka postuar në profilin Instagram, pas sfilatës ku ajo shfaqet e zhveshur.

Nudo përpara pasqyrës së vogël rrumbullake të banjos së hotelit, Kendall realizon një foto sensuale: ‘Teknikisht është vetëm busti im’, shkruan ajo. Një bust që për momentin ka marrë 5 milion like.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb