Kendall Jenner sapo ka arritur një rekord të admirueshëm në Instagram me 100 milion ndjekës, dhe për të festuar ajo vendosur të zhvishet.

Për të marrë pjesë në British Fashion Awards modelja e klanit Kardashian, ka provokuar me veshjen e saj duke u shfaqur me një komplet që i lë shumë pak hapësirë imagjinatës.

Duke sfiduar të ftohtin londinez në tapetin e kuq të ceremonisë, ku festohet për stilistët më të famshëm britanikë, Kendall Jenner ka zgjedhur një stilist anglez, pikërisht Julien Macdonald, i cili kishte dizenjuar për të një veshje të gjatë me fije ari, që tregonte lakuriqësinë e saj.

Me mbathje tanga dhe pa sytjena Jenner edhe një herë konfirmohet si mbretëresha e rrjetit social… të zhveshjes.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb