Indrit Mlika është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore. Mlika më së shumti këndon për shqiptarët jashtë trevave të Shqipërisë.

Në një kafe me moderatoren Brunilda Lahe në emisionin “Vila24” ai foli për një nga momentet më të vështira në jetë, si është humbja e nënës. Këngëtari tregoi për herë të parë sesi pasi bëri ritualet e varrimit të nënës ju desh të këndoj në një dasmë në Durrës.

“Djemtë janë më të lidhur me nënat por unë nuk kam qenë shumë prezent në familje. Në momentin që u zbulua sëmundja e saj unë hoqa dorë nga udhëtimet dhe çdo gjë, isha prezent te ajo deri në momentin e fundit. Ditën që varrosa nënën unë kam shkuar në dasmë, se nuk kishte këngëtarë që të më zëvendësonte atë ditë që më ndodhi fatkeqësia. Këngëtari duhet të përcjellë atmosferë edhe nëse nuk është mirë”, tha Indriti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: