Zgjedhja e Ronaldos për t’u transferuar në Arabinë Saudite ka habitur shumë persona të botës së futbollit. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ish-shokun e tij të skuadrës te Juventus, Miralem Pjanicc, i cili aktualisht luan në Emiratet e Bashkuara Arabe te ekipi i Al-Sharjah.

“Është një klub shumë ambicioz, jam i bindur se Lindja e Mesme do të jetë e ardhmja e futbollit. Ka vende me shumë për të ofruar, por potenciali i tyre ende nuk është përmbushur. Sigurisht që futbolli do të zhvillohet këtu. Kjo është arsyeja pse nuk u befasova nga vendimi i Ronaldos. Futbolli në Arabi nuk është aq i lehtë sa mendojnë njerëzit. Mendoj se do të kontribuojë në zhvillimin e sportit në vend” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: