Kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj një tjetër komentuesi në lidhje me gjuhën e përdorur kundër opozitës, të cilën e konsideron kënetë dhe kreun e PD, Sali Berisha të cilin e ka quajtur buf i stërplakur.

Kryeministri u shpreh se nuk ka përdorur gjuhën  që përdoret gjithë kohës ndaj tij.

“Nuk po i them askujt hajdut e drogaxhi, sepse kjo është të dalësh nga shinat njerëzore, por po i përcaktoj sipas asaj që më ka mësuar Noli, Frashëri e Fishta. Nuk po kriminalizoj me gojë njerëzit duke qelbur ajrin që thithim e duke ua nxirë shqiptarëve me kua-kua-kua. Kjo është këneta”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb