Hiti “Me Myself and I” i këngëtares amerikane me origjine shqiptare Bebe Rexha po shitet në shifra marramendëse në të gjithë botën. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo këngë e shkruar, e kompozuar dhe interpretuar nga Bebe Rexha në bashkëpunim me reperin amerikan G Easy është shitur në më shumë se një milion kopje ndërsa ndodhet prej disa javësh në vendin e shtatë të Billboard Charts dhe në vendin e parë të Billboard Rap Songs duke lënë pas Hot Bling të Drake.

Kjo këngë gjithashtu po shitet suksesshëm në të gjithë Europën duke kapur majat e klasifikimit. “Me Myself and I” është konsideruar platin nga industria amerikane e muzikës për shkak të numrit të lartë të shitjeve.

Bebe Rexha nga Dibra e Madhe e cila ka bërë tekstin dhe muzikën e hitit Monster të Eminem së shpejti pritet të nxjerrë në treg këngën më të re “No broken hearts” në bashkëpunim me Nicki Minaj ndërsa kjo këngë është bërë kolone zanore e serialit të suksesshëm amerikan “The Magicians”. Për momentin Bebe Rexha nën siglën e Warner Brothers është artistja më e suksesshme shqiptare në tregun ndërkombëtar.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: